Reagon për herë të parë Lukaku pas takimit me drejtuesit e Chelsea (VIDEO)

Romelu Lukaku ka dalë publikisht pas takimit të kryer me drejtuesit e klubit të Chelsea.

Pas tërmetit mediatik qw ai bëri, tashmë belgu del publikisht duke kërkuar falje për situatën që krijoi.

“Më vjen keq për dhimbjen që kam shkaktuar.

Ju e dini lidhjen që kam me këtë klub që në adoleshencë. E kuptoj plotësisht zhgënjimin tuaj dhe e di që tani më takon mua të rifitoj besimin tuaj dhe do të bëj më së miri për të treguar punën time çdo ditë në terrenin stërvitor dhe në ndeshje.

I kërkoj falje trajnerit, shokëve të mi dhe drejtuesve, sepse mendoj se nuk ishte koha më e mirë dhe tani dua ta kthej faqe, shikoni përpara dhe filloni të mendoni për fitoret e ndeshjeve për të ndihmuar ekipin të performojë sa më mirë”, u shpreh Lukaku./ h.ll/albeu.com


Shtuar 4.01.2022 21:16