Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e sotme në një hotel në autostradën Tiranë – Durrës, ku 32-vjeçari ka plagosur me armë zjarri një 23-vjeçare.
Burime bëjnë me auori, Fatbardh Doda (Dervishi), kishte një lidhje dashurie me të renë, Edis Koroveshi. Ata kanë shkuar mëngjesin e sotëm në hotel. Në gjendje të dehur, 32-vjeçari, aksidentalisht ka qëlluar me armë, dhe një nga plumbat ka kapur të renë, në krah. Mësohet se ajo ndodhet jashtë rrezikur për jetën.
Pas ngjarjes, autori është arratisur menjëherë.
Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit. Në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Fier janë ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com