Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas për dhunnë. Është arrestuar një 56-vjeçar pasi ka rrahur ish-gruan e tij dhe një 36-vjeçar për dhunë ndaj bashkëshortes.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. U., 56 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish bashkëshortes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Z., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com