Presidenti i Maqedonisë së veriut i është përgjigjur një pyetjeje mjaft të sikletshme, kur është pyetur se çfarë do të bënte nëse do të kishte shkop magjik.
“Shkop magjik… Do të doja të kishim ilaç për koronën dhe jo vetëm për shtetin tonë. Të gjithë të sëmurët të shërohen dhe askush të mos frikësohet se duhet të jetë me maskë. Kjo për fat të keq nuk ndodhi edhe përskaj përpjekjeve. Të varfërit t’i bëj me të ardhura të denja. Më vjen keq shumë që njerëzit kërkojnë nëpër kontejnerë, kurse nuk meritojnë. Edhe ne politikanët të respektohemi pak ndërmjet vete”, tha Pendarovski.
Bashkëshortja e tij, Elizabeta Georgievska uroi vetëm shëndet në familjet e çdokujt./albeu.com/