Premierliga duket se nuk do të rifillojë më këtë sezon.
Sezoni 2019/20 i Premierligës raportohet të ketë marrë fund, dhe krejt kjo si pasojë e mbledhjes së mbajtur sot.
Një mbledhje virtuale, e cila zgjati për më shumë se 4 orë, nuk solli pajtueshmëri mes skuadrave.
Sipas Independent, klubeve të Premierligës u është komunikuar se sezoni do të vendoset me anë të meritave sportive.
Kompletimi i sezonit është hequr krejtësisht nga tavolina, bëjnë të ditur këto raportime.
Faqja zyrtare e Premierligës akoma nuk ka lëshuar ndonjë komunikatë zyrtare lidhur me mbledhjen e mbajtur sot.