EMRAT/ Kapen duke mbjellë hashash në banesë, prangosen dy persona

Dy persona janë arrestuar sot në Kuçovë pasi u zbuluan teksa kishin bërë gati kanabisin për ta kultivuar në një banesë bosh.

Ata janë Gerald Gjika (Klevis Sina), 30-vjeç, dhe Gentjan Bilishi, 37-vjeç, të dy banues në lagjen 1 Maji në qytetin e Kuçovës.

Mësohet se policia kishte marrë më parë informacion për aktivitetin e tyre dhe shkoi në vendin e ngjarjes.

Aty u konstatuan 100 kubikë kanabisi, gati për t’u kultivuar.

Droga mësohet se ishte në pronësi të dajës së Geraldit, shtetasit Agron Demaj, që aktualisht jeton në Greqi.


Shtuar 11.05.2020 15:48