Chelsea humb yllin e mbrojtjes

Mbrojtësi i Chelseat, Ben Chilweel, do të detyrohet t’i nënshtrohet një operacioni në gju.

Pas dëmtimit të gjurit të pësuar në ndeshjen e Champions League kundër Juventusit, stafi mjekësor i Chelseat vendosi fillimisht të provonte një qasje konservative rehabilitimi, por nuk pati asnjë përparim.

Prandaj u vendos që të vazhdohet me një operacion që do të bëhet këtë javë, thuhet në një deklaratë të klubit. /albeu.com/

 


Shtuar 28.12.2021 21:03

Tags: