Bora Zemani hoqi dorë papritur nga “Festivali i Këngës”, arsyeja paska qenë Beatrix Ramosaj?

Ditën e djeshme në Pallatin e Kongreseve ka filluar Festivali i Këngës ku 16 këngëtarë do të prezantojnë këngët e tyre.

Ndërsa, në promon e “Big Brother VIP” për natën e spektaklit të sotëm u tha se Beatrix do të ketë befasinë më të madhe ndonjëherë nga ‘Vëllai i Madh’.

“Për herë të parë, që kur është bërë pjesë e shtëpisë së ‘Big Brother’, Beatrix do të ketë një nga surprizat më të mëdha të bëra ndonjëherë. Ku do të shkojë ajo?”, thuhej në promo.

“Kryefjala.com”, raporton se bëhet fjalë për një lidhje direkte nga BigBrother VIP me Festivalin. Beatrix do të shkoj në Pallatin e Kongreseve për të dëgjuar performancën e vëllait të saj Albanit me këngën “Theje”.

Kujtojmë se një ndër moderatoret e para të përfolura për të prezantuar “Festivalin e Këngës” ishte pikërisht Bora Zemani, por kjo e fundit hoqi dorë në momentet e fundit dhe u zëvënëdua me Xhemi Shehun.

Pra arsyeja që Bora Zemani ka hequr dorë nga moderimi i Festivalit ka qenë pikërisht për të shmangur përballjen publike me të dashurën e re të Donaldit, Beatrixin./albeu.com/