Një biznes me pajisje elektrike në Elbasan është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri, por paraprakisht dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një shkëndije elektrike. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Tymi i lëshuar nga zjarri ka përfshirë një zonë të madhe rreth vendit të ngjarjes.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve./albeu.com/