Steven Gerrard rezulton pozitiv me Covid-19

Steven Gerrard do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Aston Villas pasi doli pozitiv për Covid-19.

Bosi i Villa është i detyruar të qëndrojë larg ndeshjes në shtëpi kundër Chelsea në Boxing Day, si dhe udhëtimit në Leeds United më 28 dhjetor.

Klubi tha në një deklaratë: “Aston Villa mund të konfirmojë se trajneri Steven Gerrard nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në dy ndeshjet tona të ardhshme në Premier League me Chelsean dhe Leeds United pasi ai do të izolohet sepse rezultoi pozitiv me Covid-19”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 25.12.2021 20:45