Policia ka arrestuar dhe një operator Call Center-i në Shkodër, K. M., 38 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “North Forex”.
Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Më herët, në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Njësinë “C” për Hetimin e Krimit Kibernetik në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, janë vënë në pranga 9 persona të cilët kishin krijuar një skemë mashtrimi kompjuterik nëpërmjet programeve dhe platformave të ndryshme si Vicidial, Forex dhe Exchange, në dëm të shtetasve të huaj.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme janë shoqëruar në polici 60 punonjës të një Call Centeri në Tiranë me pronar një izraelit. Gjithashtu burime bëjnë me dije se Prokuroria ka lëshuar 16 urdhër arreste./albeu.com