Po projektohet shkëmbimi i vitit? Donnaruma te rivalët e Milanit në Serie A

Portieri italian i PSG-së, Gigi Donnarumma bëri një bujë të madhe kur u largua falas nga Milani për t’u transferuar te PSG.

Pasi doli Kompion Evropë me Italinë dhe u shpall portieri më i mirë i turneut, ndodhi ajo që më pak pritej. Navas vazhdon të jetë zgjedhja e parë e Pochettinos dhe Donnarumma në shumicën e ndeshjeve “ngroh” stolin.

Kjo situatë nuk është pritur aspak mirë nga Gigi dhe agjenti i tij, ndaj largimi ëshë një mundësi reale. CalcioMercato  ka publikuar një lajm bombastik, duke shkruar se Donnarumma do të rikthehet në Serie A, këtë herë te Juventusi, pasi do të shkëmbehej në operacion do të përfshihej super mbrojtësi holandez, De Ligt.

Shkëmbimi Donnarumma – De Ligt i ka gjetur të gatshëm drejtuesit e PSG-së të cilët janë të hapur dhe të gjitha gjasat janë të realizohet verën e ardhshme. /albeu.com


Shtuar 24.12.2021 12:19