Menaxheri i Muriqit: Zyrtarisht vetëm një klub i Premier League ka bërë ofertë

Vedat Muriqi ka shkëlqyer deri më tani me skuadrën e Fenerbahces.

Kjo ka bërë që të zgjoj interesimin e shumë klubeve evropiane ku së fundi rreth ofertave ka folur menaxheri i lojtarit, Haluk Canatar.

“E vërtetë është se ka pasur ofertë konkrete nga Burnley, por klubi vendosi që mos ta shes në afatin kalimtar të janarit. Sa u përket ekipeve të tjera si Tottenham, Napoli e Lazio këto klube kanë shprehur interesim, por nuk ka pasur asgjë konkrete. Kontratën e klientit tim e ka në dorë edhe për katër vjet Feneri dhe se ata së bashku me lojtarin do të vendosin për të ardhmen”, tha Canatar, shkruan Fotomac.

26-vjeçari deri më tani ka realizuar 15 gola dhe ka pasur pesë asistime.


Shtuar 8.05.2020 21:48