EMRI/ “Zbardhen” pamjet nga vendi i ngjarjes në Kamzë ku u vra një i ri (VIDEO)

Sipas burimeve për albeu.com 35-vjeçari i mbetur i pajetë nga atentati në Kamzë është shtetasi Can Kariçi, i lindur në Dibër dhe banues në Kamzë.

Gjithashtu dyshohet që viktima të ketë qenë me precedent penal në fushën e krimeve kundër personit.

Njoftimi i Policisë:

Kamzë, Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.12.2021, rreth orës  19:56, në Kodër Kamëz, në rrugën “Nikoll Vatnikaj”,  në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri brenda në një automjet me targa të huaja, shtetasi C. K., rreth 35 vjeç, banues në lagjen Nr.1 Bathore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve./albeu.com/


Shtuar 23.12.2021 21:28