Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur ultimatumit të ish-kryeministrit Berisha, i cili i vendosi kusht tërheqjen deri në datën 5 janar.
Basha u shpreh se PD ka vendimet e vetë dhe Kuvendi i 18 dhjetorit sipas tij, është ndarje nga e shkuara dhe fillimi i të ardhmes.
“PD i ka marrë vendimet e veta. Kuvendi i 18 dhjetorit është jo vetëm ndarje me të shkuara, por edhe përqafimi me të ardhmen. Nuk na plas për karriget e atyre që paskan qenë këtu vetëm për karrige. Ndjesë shqiptarëve që filtrat tona kanë dështuar”, deklaroi Basha.
Sipas Bashës, Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë mendjen tek karriget, duke i cilësuar si hajdutë dhe se vendin e kanë në burg.
“Ata që merak të vetëm paskan karrigen dhe që dje i lidhte vetëm karrigia dhe papritur na bëjnë si filozofë. Janë hajdutë që kanë rrjepur PD-në, e kanë vendin në burg, bashkë me kolegët e tyre socialistë”,- tha kreu i demokratëve. /albeu.com/