COVID/ 7 viktima në Maqedoninë e Veriut, bilanci i 24 orëve të fundit

7 viktima dhe 269 infektime të reja janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, e cila ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 3.449 testime.

Gjithashtu mësohet se janë shëruar plotësisht nga virusi 353 pacientë.

Kujtojmë se deri tani në vend janë bërë gjithsej 1.562.088 testime për Kovid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në vend nga fillimi i epidemisë arrin në 222.333, numri i të shëruarve është 209.291, i të vdekurve 7.868, kurse numri i rasteve aktive është 5.174./albeu.com/