Asnjë lojtar i prekur nga koronavirusi, Interi rifillon trajnimin individual

Interi zyrtarisht ka njoftuar se të gjithë lojtarët e tyre kanë rezultuar negativ në testin e coronavirusit dhe do të rifillojnë stërvitjen nga sot.

Më herët sot, raportet konfirmuan që Nerazzurri kishte planifikuar të rifillojë stërvitjen individuale në grupe nga gjashtë deri në tetë të Appiano Gentile.

Tani, pak orë më vonë klubi italian ka njoftuar se të gjithë lojtarët e tyre kanë rezultuar negativ në testin për Covid-19.

Konfirmimi i Nerazzurrëve ka ardhur me anë të faqeve të tyre zyrtare në rrjetet sociale.

“FC Internazionale njofton se të gjitha testet mjekësore që i janë nënshtruar ekipit të parë ishin negative. Trajnimi individual opsional do të rifillojë nga sot”.

“Klubi mban vëmendjen më të madhe në protokollin për shëndetin e lojtarëve dhe të gjithë anëtarëve të klubit, në përputhje me udhëzimet e qeverisë dhe mbrojtjen e shëndetit publik”, thuhet në deklaratën zyrtare.


Shtuar 8.05.2020 12:41