A do të rikthehemi si më parë pas pandemisë?

Nga James Fransham, The Economist

Kur filloi pandemia e koronavirusit në vitin 2020, askush nuk e dinte se për sa kohë do të vazhdonte. Në kulmin e kufizimeve, rreth 3.6 miliardë njerëz iu nënshtruan urdhrave të detyrueshëm të qëndrimit në shtëpi. Shoqëria u përshtat shumë shpejt: duke punuar dhe mësuar nga shtëpia dhe duke komunikuar në mënyra të reja. Bisedat më të zakonshme ishin se kur jeta do të rikthehej në normalitet.

Krijimi i vaksinave efektive tashmë ka rritur shpresat për rikthimin në normalitet,  por  a do të jemi ne të njëjtët pas pandemisë?

Për të matur atë që ka ndryshuar, The Economist ka krijuar një “indeks normaliteti”. Së pari, indeksi mat se si përdorimi i transportit ka ndryshuar në tre mënyra të ndryshme: transport ajror, rrugor dhe publik.

Së dyti, mat ndryshimin në kohën e lirë duke përdorur fitimet e kinemasë, pjesëmarrjen në ngjarje sportive profesionale dhe kohën që kemi kaluar jashtë shtëpisë. Së fundi, indeksi ynë shqyrton aktivitetin tregtar.

Për secilën nga tetë masat, The Economist  ka krahasuar aktivitetin me nivelin e tij para pandemisë, duke përfshirë ndryshimet në secilën nga tre kategoritë, më pas rezultatet e grupuara për indeksin e përgjithshëm. Shifra globale është mesatarja e ponderuar e popullsisë së 50 vendeve – të cilat së bashku përbëjnë 75% të popullsisë së botës dhe 90% të PBB-së botërore – ku 100 është ekuivalente me sjelljen para pandemisë.

Çuditërisht, indeksi shënoi rënie në fillim të 2020, duke rënë nga 80 në fillim të marsit 2020 – kufizimet në Kinë nënkuptonin që normaliteti tashmë kishte rënë,  në vetëm 35 nga mesi i prillit të  2020. Në 2021 indeksi u rrit ngadalë, por në mënyrë të qëndrueshme nga 60 në janar deri në 79 nga mesi i tetorit, duke sugjeruar se bota ishte në rreth dy të tretat ende prapa në nivelet e aktivitetit para-pandemisë.

Në krye është Danimarka, një nga pesë vendet ku sjellja gjatë pandemisë është brenda pesë pikave të niveleve para pandemisë. Amerika renditet në mes të tabelës, krahas shumë vendeve europiane.

Sipas indeksit të normalitetit gjatë 18 muajve të fundit këto janë përfundimet:

Vendet që kanë vaksinuar shumicën e të rriturve të tyre duhet ti lejojnë njerëzit ti rikthehen normalitetit. Nëse, midis 50 vendeve, vdekjet nga Covid-19 përgjysmohen, normat e vaksinimit vazhdojnë të rriten në përputhje me tendencat e fundit dhe kufizimet e qeverisë lehtësohen më tej, mund të presim që indeksi të rritet në rreth 90 pikë.

Për disa masa, rënia e rasteve dhe rritja e fushatës së vaksinimit  duket se janë një kusht i domosdoshëm, por jo i mjaftueshëm për rikthimin  para pandemisë. Tre nga masat tona kundrejt  udhëtimeve, aktivitetit të lirë  dhe pjesëmarrja në sport janë kufizuar nga urdhrat e qeverisë. Aktiviteti midis pesë treguesve të mbetur është ndikuar më shumë nga vendimet individuale ose organizative dhe, meqenëse janë hequr kufizimet më të ashpra, ato nuk ndikohen më nga veprimet e qeverisë.

Globalisht, shitja me pakicë tani është mbi normat para pandemisë, dhe koha që kalojmë jashtë shtëpisë është afër normalitetit. Megjithatë, puna nga shtëpia tani është bërë e  zakonshme. Edhe nëse rastet bien dhe fushata e vaksinimit rritet, modeli ynë sugjeron që puna nga shtëpia do të vazhdojë dhe frekuentimi i kinemasë do të arrijë vetëm rreth 80% të nivelit të tij para pandemisë.

Disa ndryshime do të mbeten./abcnews.al


Shtuar 23.12.2021 10:41