Shqipëria fitoi 0-2 ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e zhvilluar në Hungari. Kuqezinjtë dominuan përballjen dhe, falë kësaj fitoreje në udhëtim, siguruan matematikisht ngjitjen në Ligën B dhe një vend në play-offin e “Euro 2028”.
Rei Manaj pati rol në të dy golat: fillimisht shënoi për t’i dhënë epërsinë Shqipërisë, ndërsa më pas asistoi në golin e fitores të Elseid Hysajt.
Të lidhura
None found
Në vlerësimet e publikuara nga “Sofascore”, Manaj mori notën më të lartë, 8.5. Pas tij u renditën Hysaj me 7.9 dhe kapiteni Berat Gjimshiti me 7.5. Te Bjellorusia, vlerësimin më të ulët e pati portieri Lapoukhov, me 5.3.
Notat e lojtarëve:
Shqipëria siguroi gjithashtu një vend në vazon e tretë për shortin e Kampionatit Evropian, i cili do të hidhet në dhjetor.




