Ndërroi jetë nga Covid-19, Çomo rrëfen fjalët e 30-vjeçarit: Sa keq që nuk u vaksinova

Najada Çomo në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve ka treguar fjalët që i ka thënë një djalë i ri, 30-vjeç, pak para se të ndërronte jetë nga Covid-19.

“Sa keq më vjen që nuk u vaksinova” dhe besoj se fjala e Klevisit vlen për shumë të rinj” tha Çomo.

“Numri i personave të shtruar në covid-1 dhe 3 është i qëndrueshëm, 140 pacientë. 70% e raste të shtruara i takojnë formave të mesme dhe rënda, pjesa tjetër kritike. Pjesa e grupmoshës së prekur është nga 19-vjeç deri mbi 90-vjeç. Numri i të shtruarave në grupmoshën e re është i rritur.

Mosha nga 19-40 deri në 45 vjeç janë 30% e të shtruarve. Kategoria e të shtruarve në spital, pjesën madhore e zënë të pavaksinuarit, gati 90% e rasteve. Vlerësohet procesi i vaksinimit dhe në moshat mbi 65-vjeç është e rëndësishme doza e tretë e vaksinës, që është një armë e fuqishme” tha Çomo. Sot u konfirmua zyrtarisht në Shqipëri varianti Omicron./albeu.com

Shtuar 23.12.2021 10:46