Shahini nxjerr urdhrin: Zgjedhjet në Universitete do të shtyhen në një moment të dytë (FOTO LAJM)

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka bërë të ditur se zgjedhjet në Universitete janë shtyrë deri në një moment të dytë, kur të mund të sigurohet pjesëmarrja më gjithëpërfshirëse studentëve.

“Data e zgjedhjeve për organet drejtuese të IAL-ve shtyhet deri në një moment të dytë kur mund të sigurohet pjesëmarrje më gjithëpërfshirëse e studentëve. Procesi përgatitor i zgjedhjeve duhet të vazhdojë në mënyrë që IAL-të të jenë gati të fillojnë fushatën zgjedhore menjëherë pas shpalljes së datës.

Shpresoj që ky urdhër të mundësojë kthimin e vëmendjes së udhëheqësve të arsimit të lartë publik tek planifikimi i mbylljes së suksesshme të vitit akademik për studentët“, shkruan ministrja.


Shtuar 8.05.2020 09:10