Vetëm 8 raste pozitive me COVID-19, ku u skuq sot harta

Vetëm 8 persona kanë rezultuar pozitivë me Copvid-19 ditën e sotme.

Kështu ka shkuar në 850 numri i të prekurve nga koronavirusi në vend.

Prej të infektuarve, 3 në Tiranë, 2 Krujë, Kamëz, Fier dhe Shkodër nga 1 rast.

Gjithashtu janë kryer 18 testime në personel mjekësor dhe pacientë tek shërbimi i Neurokirurgjisë në QSUT dhe të gjithë të testuarit kanë rezultuar negativë për COVID19. Kujtojmë se deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 31.


Shtuar 8.05.2020 09:10