Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka thënë se 500 milionë teste të shpejta Covidi do të vihen në dispozicion pa asnjë kosto, si një masë e re e marrë për të trajtuar variantin në rritje të Omicron, shkruan BBC.
Biden njoftoi gjithashtu testime të zgjeruara dhe mbështetje ushtarake për spitalet, por tha “lock doën-i” nuk ishte ende në horizont.
Omicron është bërë varianti më dominues në SHBA, duke përbërë gati 3/4 e të gjitha rasteve të reja.
Ai u identifikua fillimisht në Afrikën Jugore muajin e kaluar, por tani është përhapur në të gjithë globin.
Nga ky variant, në Amerikë është shënuar vetëm një vdekje që kishte probleme të tjera shëndetësore dhe nuk ishte i vaksinuar./albeu.com