Lëvizja Besa: Pushteti po mundëson që të amnistohen kriminelë dhe keqbërës

Nga Lëvizja Besa kanë reaguar pas informacioneve në lidhje me listën për falje të të burgosurve nga presidenti, raporton TV21.

Nga kjo parti thonë se me vendime të tilla po amnistohen keqbërësit në vend, ndërkaq ritheksojnë kërkesën e tyre për reformimin e gjykatave.

“Ditëve të fundit në Maqedoninë e Veriut seriozisht po goditet sistemi i drejtësisë me tentimin për të amnistuar persona që kanë probleme me ligjin, siç është rasti i fundit i kryesit të veprës ç’njerëzore- vrasësi i Almirit 4 vjeçar. Me veprimet e fundit të ministrit të drejtësisë dhe zv/ministrit nga BDI po mundësohet amnestimi i kriminelëve dhe keqbërësve në këtë vend. Lëvizja BESA edhe njëherë riafirmon qëndrimin se pa gjykata të reformuara dhe pa ndryshim të mendësise së vjetër të trashëguar nga sistemi komunist, Maqedonia e Veriut çdoherë do bjerë në
provimin për t’u afruar me vlerat e drejtësisë perëndimore ku drejtësia nuk njeh përkatësi etnike apo fetare”, thuhet mes tjerash në reagimin e Lëvizjes Besa.


Shtuar 20.12.2021 13:58