Humb betejën me koronavirusin një grua në Kosovë, shkon në 27 numri i viktimave

Një 63 vjeçarja nga Dragashi ka humbur jetën në orët e para të ditës së sotme si pasojë e koronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Klinika Infektive përmes një njoftimi për media.

E ndjera ishte e infektuar me COVID-19, por gjithashtu kishte edhe sëmundje tjera.

“Në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë pacientja e lindur me 1957 nga komuna e Dragashit, e cila veç infeksionit me COVID-19, ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe sëmundje tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.

Deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 27, kurse janë shëruar 533 ndërkaq të infektuar me coronavirus janë 860.


Shtuar 7.05.2020 07:25