Nga dita e sotme hyjnë në fuqi masat e reja anti-covid në vendin fqinj.
Duke nisur nga sot, hyrja e shtetasve shqiptarë në territorin grek do të bëhet vetëm duke pasur një test negativ PCR që është kryer jo më shumë se 72 orë para udhëtimit, ose me një test të shpejtë negativ që duhet të kryhet jo më shumë se 24 orë para nisjes.
Kjo masë vlen për të gjithë personat e rritur por edhe për të rinjtë dhe fëmijët që janë mbi pesë (5) vjeç, duke përjashtuar këtu rastet e të vaksinuarve.
Njoftimi:
“Nga data 19 dhjetor 2021 ora 06.00 deri më 10 janar 2022 dhe ora 06.00, hyrja e shtetasve shqiptarë në territorin grek do të bëhet VETËM.
? me PCR negative brenda 72 orësh ose
? me një test të shpejtë negativ brenda 24 orëve
Masa vlen për të rriturit dhe adoleshentët mbi pesë (5) vjeç, duke përjashtuar vaksinimin./albeu.com/