Ismail Kadare rikthehet në Gjirokastër, shëtitje me bashkëshorten në kalldrëmet e “qytetit të gurtë” (FOTO LAJM)

Shkrimtari Ismail Kadare është rikthyer në vendlindjen e tij në Gjirokastër, qytetin ku lindi 85 vite më parë e ku u rrit.

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka postuar edhe foto të një “copëze” të shëtitjes së Kadares nëpër kalldrëmet e “qytetit të gurtë” siç e përshkruan ai në romanin “Kronikë në Gur”, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Helena.

“Kënaqësia e patregueshme e shëtitjes mbrëmësore me shkrimtarët: Helena dhe Ismail Kadare. Bashkë me Flamur Golemin në sokakët e Qytetit të gurtë me Shkrimtarin që i kushtoi “Kronikën” më të bukur letrare Gjirokastrës së tij, Gjirokastrës time, Gjirokastrës sonë. Sa më pëlqen kur thotë: ‘Është bërë Gjirokastra si Paris’ se rëndësi ka si i ndjen gjërat”, shkruan Kumbaro./albeu.com/


Shtuar 19.12.2021 08:54