EMRI/ Zhduket pa gjurmë shqiptarja në Greqi (FOTO LAJM)

Policia greke është vënë në alarm për zhukjen e një gruaje shqiptarë  Esmeralda Shira më 16/12/2021.

Burimet nga mediat  bëjnë me dije se shqiptarja është zhdukur në Hania të Kretës.

Zonja Esmeralda Sira, 35 vjeçe, është 1.75 m e gjatë, peshon 55 kg, ka flokë të zeza dhe sy kafe. Ajo kishte veshur një xhaketë të zezë dhe çizme të zeza.

NJOFTIMI PëR ZHDUKJEN E SHQIPTARES:

Të dashur bashkëatdhetarë, kërkohet ndihma dhe kontributi juaj. Një bashkëatdhetare jonë është zhdukur pa lënë gjurmë në Hania të Kretës. Për këtë zhdukje autoritetet greke japin alarmin.

Zonja Esmeralda Sira, 35 vjeçe, është 1.75 m e gjatë, peshon 55 kg, ka flokë të zeza dhe sy kafe. Ajo kishte veshur një xhaketë të zezë dhe çizme të zeza.

Kushdo që ka ndonjë informacion, ju lutemi të kontaktojë me telefon me “Buzëqeshja e Fëmijës” 1160000 në 24 orë, si dhe në “Linjën Kombëtare për të rriturit e zhdukur – 1017”, në të gjitha Komisariatet e Policisë me numër telefoni 100, si dhe përmes aplikacionit Missing Alert është një informacion i drejtpërdrejtë për zhdukjen e saj, shkruan gazetari Shpëtim Zinxhiria. /albeu.com/

 

 


Shtuar 19.12.2021 08:57