Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 3814 teste të kryera, 301 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Numri më i lartë i personave të prekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit është regjistruar në Shkup, gjithsejtë 147, Kumanovë-6, Prilep-21, Manastir-10, Veles-7, Kavadar-14, Shtip-8, Ohër-11, Strumicë-6, Kërçovë-5, Gjevgjeli-7, Negotinë-4, Kriva Pallankë-3, Resnjë-13, Radovish-3, Berovë-1, e kështu me radhë.
Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit publik kanë regjistruar dhe 192 pacientë të shëruar dhe 7 të cilët kanë humbur betejën me Covid-19. /albeu.com/