Mëngjesin e kësaj të premtje në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit kryeministri Edi Rama e ka nisur me një telefonatë me Dionis Imerajn kandidat për deputet në Dibër.
Rama përmes kësaj telefonate e ka pyetur Imerajn se si po shkon fushata elektorale në këtë qark, dhe e ka porositur që të takojnë njerëzit kudo për të komunikuar nga afër me to.
Gjithashtu në këtë bisedë kreu i qeverisë ka theksuar se ëndrra e dibranëve është shumë afër, sipas tij Rruga e Arbrit do të mbarojë brenda këtij viti.
“Me njerëzit duhet shumë komunikim kudo, pakënaqësitë janë legjitime njerëzit kanë të drejtë të kërkojnë më shumë, ne kemi bërë sa kemi mundur dhe jo sa kemi dashur. Fokusin e kemi, durimin e kemi, edhe karakterin padiskutim duhet të fokusohemi tek njerëzit. Rruga e Arbrit do të realizohet brenda këtij viti dhe si zoti dhe para afatit”, ka thënë Rama.