BDl: VMRO mund të propozojnë kryeministër shqiptar nëse i fiton zgjedhjet

Pas pyetjes së liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në ClickPlus nëse BDI-ja do të pranojë kryeministër shqiptar të propozuar nga VMRO-DPMNE-ja, TV21 ka pyetur BDI-në për qëndrim.

Nga partia e Ahmetit për TV21 thonë se për të diskutuar për këtë çështje, partia e Mickoskit fillimisht duhet të fitojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Kur ta marrin mandatin ata (VMRO-DPMNE), në rast se i fitojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare , pse jo? Në këtë rast, bëhet fjalë për marrëveshje koalicioni midis BDI dhe LSDM për 100 ditshin e fundit para mbajtjes së zgjedhjeve ku taksativisht thuhet qe kandidati për Kryeministër do të propozohet nga BDI”, thuhet në përgjigjen e BDI-së.


Shtuar 16.12.2021 23:28