Basha: Nuk ka krizë legjitimiteti në PD, ka krizë të Berishës në raport me SHBA

Kreu i PD-së Lulzim Basha, nga studio e “Open” e ka konsideruar 11 dhjetorin si përmbylljen e procesit të foltoreve të Sali Berishës, e cila sipas tij nisi me faull dhe mbaroi me faulle tragjike dhe tragjikomike.

Basha tha se nuk ka krizë legjitimiteti brenda PD-së, por ka një krizë legjitimiteti të Sali Berishës në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lulzim Basha: Për fat të keq gjithçka është një manipulim siç edhe mediat e kam fjalën, se nuk është se e kam parë se çfarë qëndrimi ka mbajtur çdo media, sikur mediat e dinë fare mirë, në disa momente kyçe, procesi i tubimit të 11 dhjetorit, që ishte përmbyllja e procesit të foltoreve të Sali Berishës, nisi me faull dhe mbaroi me faulle tragjike dhe tragjikomike, nisi me faullin e kyçjes të së ashtuquajturave kërkesa për kuvend në një kasafortë, në vend që të procedoheshin dhe ti jepnin mundësinë Partisë Demokratike që është një institucion me rregulla, me kushtetutën e vet, që quhet statut, që të organizonte kuvendin pse jo dhe më datë 11, siç e donte dhe në qoftë se e donte 1/4 e delegatëve të kuvendit dhe mbaroi pastaj me skena të ndryshme , mjafton të kujtojmë 2, 3 që janë pasqyruar në disa media, atë skenën ku shtypet ai butoni dhe lëvizin 7 konfirmime në sekondë, apo skenat e mbushjes edhe të manipulimit të ashtuquajturave vota në kuti. Pra nuk kishte lidhje. A doni të dini ju si organizohet një kuvend i Partisë Demokratike? Ejani të shtunën, të shikoni si organizohen kuvendet e Partisë Demokratike.

Eni Vasili: Do ju pyesim gjatë emisionit. Gjithsesi zoti Basha, duket se ka një krizë legjitimiteti sot brenda Partisë Demokratike

Lulzim Basha: Jo, nuk ka krizë legjitimiteti brenda Partisë Demokratike, ka një krizë legjitimiteti të Sali Berishës në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët e kanë cilësuar non-grata, ka një vendim të Partisë Demokratikë, timin si kryetar i Partisë Demokratike, për pezullimin e tij nga grupi parlamentar dhe ka një lëvizje të Sali Berishës për tiu imponuar demokratëve me një lëvizje dumbabiste dhe për të marrë peng Partinë Demokratike për ta përdorur si mburojë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës./albeu.com


Shtuar 16.12.2021 21:48