Dita e sotme është shoqëruar sërish me tensione në selinë blu. Albana Vokshi së bashku me Evi Kokalarin kanë zhvilluar një mbledhje në ambinetet e godinës. Vokshi ka deklaruar për mediat se zyrës së saj i është ndërruar brava, ndërsa i ka bërë thirrje kreu demokrat të largohet nga selia sepse është shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit.
Në lidhje me gjithë këto situata të krijuara, ka deaguar deputetja demokrate Ina Zhupa, e cila përmes një statusi nmë Facebook shkruan se ish-kryeministri Sali Berisha dhe Albana Vokshi po përpiqen të heqin vëmendjen nga skandali i korrupsionit miliona eurosh me inceneratorët.
Zhupa gjithashtu gre dyshime se pse grupi i Berishës kërkon të largojë vëmendjen nga ky skandal.
“Ne diten kur duhet ngritur zeri dhe reagimi per skandalin e inceneratoreve, Sali Berisha dhe Albana Vokshi gjejne kohen te merren me hallet personale duke larguar vemendjen nga skandali i korrupsioni disa milion eurosh.
Le te pyesin veten pse nuk flasin per kete skandal?
Pse perpiqen te largojne vemendjen nga perfshirja e zyrtareve me te larte te qeverise?!
Pse nuk i shqeteson ky fakt?!”, shkruan Ina Zhupa.
Kujtojmë se ditën e djeshme, me urdhër të SPAK është arrestuar ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, dhe janë shpallur në kërkim biznesmenët Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, për aferën 3.6 milionë euro të inceneratorëve./albeu.com