Kun Aguero është shfaqur shumë i emocionuar që në momentet e para të mbërritjes në Camp Nou për konferencën e lamtumirës nga futbolli aktiv.
Argjentinasi me lot në sy është shprehur se bëri gjithçka për të vazhduar por ishte e pamundur.
“Është një kohë shumë e vështirë, por gjithsesi jam shumë i lumtur. Gjëja e parë është shëndeti im, e dini pse e mora këtë vendim. Është për shkak të problemit që pata një muaj më parë. Isha në duart e mira të mjekëve, të cilët më thanë se ishte për të mirën. Vendimin e mora 10 ditë më parë. Bëra çmos për të parë nëse kishte ndonjë shpresë, por nuk kishte shumë,” është shprehur fillimisht Aguero. /albeu.com