Oferta interesante në Indonezi: Bli një shtëpi, merr një grua falas

Ajo fillimisht dëshironte të shiste vetëm shtëpinë, por që nga vitit 2000 ka mbetur e ve, ndërsa për këtë kërkoi që ofertën ta bëjë më interesante.

Blerja e një shtëpie është një gjë krejt normale, por nëse ofrohet edhe një grua bashkë me të s’është aspak e zakontë.

Wina Lia nga Xhakarta u ka ofruar këtë burrave beqarë.

Për të gjithë beqarët kjo është një mundësi e artë sepse oferta është më shumë se e arsyeshme.

Shtëpia me dy dhoma gjumi në Indonezi, e njohur si qendër e artit dhe kulturës javaneze plus gruaja për vetëm 76 mijë euro, mund të jetë vetëm e juaja.

Wina nuk bënte shaka me publikimin e kësaj shpallje, sepse beson se kjo procedurë është tërësisht ligjore.

Këtë ofertë të shtëpisë antike në Sleman, 40-vjeçarja e ka publikuar në të gjitha mediat lokale.

Ajo fillimisht dëshironte të shiste vetëm shtëpinë, por që nga vitit 2000 ka mbetur e ve, ndërsa për këtë kërkoi që ofertën ta bëjë më interesante.

Në fakt, këtë ide “gjeniale” ia dha një agjent i shitjes së pasurive të patundshme, i cili i sugjeroi se në të njëjtën kohë mund të gjente një bashkëshort, por edhe klientin për shtëpinë e saj.


Shtuar 14.12.2021 23:57