Mbrëmjen e djeshme pas mesnate u vra me armë zjarri shtetasi Jurgen Duka, pas një konflikti banal dhe në gjendje të dehur.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Tiranë, në rrugën “Irfan Tomini”,dhe dyshohet se të përfshirët në sherr ishin në gjendje të dehur.
Dyshohet se viktima Jurgen Duka, i cili u vra mbrëmjen e djeshme me armë zjarri u arrestua një vit më parë dhe pritej të ekstradohej drejt Italisë.
Mësohet se Duka ka qënë pjesë e grupit që trafikonin kokainë dhe heroinë nga Amerika e Jugut dhe Evropa Veriore.
Ai u arrestua në vitin 2020 në kuadër të një operacioni anti-drogë mes Shqipërisë dhe Italisë ku u prangosën edhe disa persona të tjerë.
Operacioni “Riviera” u iniciua nga Prokuroria Rajonale Antimafia në Bolonja, në bashkëpunim me Grupin e Operacioneve Speciale (ROS) të Karabinierisë në Bolonja. Grupi kriminal i trafikut përbëhej nga shqiptarë dhe italianë. Operacioni në Itali u zhvillua në Marche, Emilia Romagna, Lombardi dhe Liguri.
Mbetet e paqartë se si viktima u lirua nga qelia. Ndërkohë vijon puna nga autoritetet për të identifikuar dhe arrestuar autorin e rasjes. /albeu.com/