Të armatosur në PD? Çfarë po ndodh në seli pas ri-hyrjes së grupit “Berisha”?

Ish-kryeministri Sali Berisha, së bashku me grupin e mbështetësve të tij, ka rihyrë brenda selisë së PD-së.

Deputeti Belind Këlliçi është shprehur se i kanë vjedhur të gjitha të dhënat personale.

Këlliçi shprehet se ka persona të armatosur që ndodhen aty pranë dhe kanë kërcënuar eksponentë të forumit rinor të partisë.

“Dua të bëjë një kallëzim se më është vjedhur zyra. Duhet të bëhet ekspertiza. Më kanë vjedhur shumë të dhëna. Është shumë tension. Ka shumë tension se ka njerëz të armatosur.” tha Këlliçi në një komunikim me policinë./albeu.com/


Shtuar 13.12.2021 15:44