Thanë se u martuan e do bëhen prindër, Don Xhon dhe modelja ruse “arratisen” në pushime luksoze (FOTO LAJM)

Që pas videos së famshme të modeles ruse me këngën virale të Don Xhon, “Make a pose” marrëdhënia e tyre është sa e avancuar aq edhe misterioze.

Së fundmi modelja ngriti dyshime se është martuar me Don Xhon, madje ajo e quajti veten “Ariana Isufi”, duke i vënë emrit të saj mbiemrin e Don Xhonit, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi.

Pasi publikoi në InstaStory një unazë ku i bëri të gjithe te dyshojne se i ka dhene fund beqarise, modelja veshi fustanin e bardhe te nuserise dhe komenti i Don Xhon ishte i pari.

Gjithashtu ata ngritën dyshime se po presin një fëmijë së bashku   modelja pozoi nga pushimet ku shihej e veshur në bikini teksa e quan veten një “mama”, ishte këmbimi i komenteve mes çiftit që i bëri fansat të dyshojnë se ata po presin një fëmijë së bashku.

Don Xhoni i komentoi asaj “nëna më e mirë”, ndërsa modelja i ktheu komentin duke i thënë atij se së shpejti po bëhet baba. Po ata nuk ishin parë kurrë bashkë, deri më sot ku të dy kanë publikuar foto krah njëri-tjetrit dhe janë takuar më në fund.

Ata kanë udhëtuar drejt Dubait duke ndarë dhe një foto në rrjete sociale.

Krahas imazhit ku shihen të përqafuar me njëri-tjetrin, modelja ruse i ka bërë një dedikim në shqip. “Faleminderit që je, dashuria ime. Të dua bulochka ime.”, ka shkruar ajo./albeu.com/


Shtuar 13.12.2021 14:29