Inter “POKER” ndaj Cagliarit dhe kryeson Seria A (VIDEO)

Zikaltërit kanë marrë një fitore spetakolare mbrëmjen e sotme ndaj Cagliarit në Meazza.

Serinë e golave e nisi Lautaro me një gol me kokë në minutën e 29-të. Në fund të pjesës së parë “El Toro” humbi edhe një penallti.

Pjesa e dytë nisë fuqishëm për Interin ku Sanchez dyfishon rezultatin në minutën e 50-të. Në minutën e 66-të Hakan Calhanoglu shënon nje gol fantastik nga distanca duke çuar rezultatin në 3-0. Por dy minuta më pas Lautaro shënon golin e katërt i cili firmos vendin e parë për zikaltërit.

Tashmë Inter ndodhet në vendin e parë me kuotën e 40 pikëve, i ndjekur nga Milan me 39 pikë dhe Atalanta me 37 pikë./h.ll/albeu.com


Shtuar 12.12.2021 22:39