Arbana Osmani e thotë troç: Sarën e kam shumë inat, nuk e meriton (FOTO LAJM)

Moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, ka bërë mbrëmjen e djeshme një bisedë virutale me ndjekësit në rrjete sociale. Sigurisht që të gjitha pyetjet ishin të lidhura me reality show-n, “Big Brother VIP”.

Teksa iu përgjigj shumë “teorive konspirative” që lidhen me BB VIP, një ndjekës i shkruan: “Pse mbështete dje vetëm Beniadën, kur ideja e picës ishte e Sarah dhe Beniadës?”.

Duke qenë se pyetja iu duk absurde, Arbana vendosi që të jepte një përgjigje me ironi dhe shaka.

Moderatorja ka shkruar se e ka inat Sarah dhe ajo nuk e meriton të jetë konkurrente në “Big Brother VIP” (gjithmonë me ironi).

“Sepse Sarah e kam shumë inat. Nuk e kam pëlqyer kurrë dhe nuk lë rast pa e treguar. Madje se kuptoj pse duhej të ishte dhe ajo pjesëmarrëse në lojën e picës. Nuk e meriton. Madje nuk meriton fare të jetë konkurrente. Nuk di të bëjë as pica. (Shakat anash, djema programet me tifozllëk janë më argëtueset realisht; por pyetje të tilla janë absurde)”, ka shkruar moderatorja.


Shtuar 12.12.2021 12:56