Pse vdiqën 4 rusët? Rrethohet hoteli i tragjedisë, ja eksperimenti që po realizohet

Kur kanë kaluar thuajse dy muaj, vdekja e 4 shtetasve rusë në Qerret të Kavajës vazhdon te jetë e mbuluar nga misteri.

I gjithë resorti është rrethuar me shirit policor për të mbajtur larg klientët dhe kureshtarët e rastit. Eksperimenti po kryhet në ambientet e pishinës së brendshme të hotelit ku më 15 tetor u gjetën të vdekur bashkëshortët Sergei dhe Natalia, si dhe vajza e tyre Ekaterina me bashkëshortin Nikita.

Të lidhura

None found

Hetues dhe ekspertë janë kthyer në vendngjarje për të krijuar të njëjtat kushte në ambientet e pishinës, të njëjtën temperaturë dhe nivel të klorit në ujin e saj, për të kuptuar nëse këta faktorë krijojnë kushte për të çuar në asfiksi vdekjeprurëse 4 persona njëkohësisht.

Përmes këtij eksperimenti do të vlerësohet efekti i avujve të çliruar nga klori në ujë dhe temperatura e ambientit, efekt ky që nuk u llogarit menjëherë pas ngjarjes.

Turistët rusë humbën jetën në pishinën e hotelit ku po pushonin pas kthimit nga një udhëtim në Ohër të Maqedonisë së Veriut./tch


Shtuar më 10.12.2021 21:31

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş