Grabitën me armë dhe dhunuan Naim Çangun në Nikël, Gjykata lë në shtëpi një nga të dyshuarit

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, ka ndryshuar masën e sigurisë për një nga të dyshuarit e grabitjes në Nikël, Saimir Kuçi.

Gjykata vendosi që nga “arrest me burg” ta ndryshojë masën në “arrest shtëpie”.

Njoftimi:

Me datë 24.10.2021, në fshatin Nikël- Krujë, është vjedhur me armë, banesa e shtetasit me iniciale N.Ç. Nga shërbimet e policisë, në bazë të informacioneve të marra, dyshohet si një prej autorëve të mundshëm të ngjarjes shtetasi me iniciale S.K. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, janë gjetur dhe sekuestruar një numër i madh sendesh dhe provash materiale, nga ku rezulton se ka dyshime për kryerjen e veprave penale të “Prodhimit dhe shitjes se narkotikeve”, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve te ftohta” dhe “Mbajtje pa te drejte e uniformes”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, ka zhvillua gjykimin lidhur me vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit, për personin nën hetim S.K, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimit dhe shitjes se narkotikeve”, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve te ftohta” dhe “Mbajtja pa te drejte e uniformes”, parashikuar nga neni 283/1, 279 dhe 274 të Kodit Penal.

Me vendimin nr. 370, datë 10.11.2021 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka vendosur:

-Vleresimin si te ligjshem te arrestit ne flagrance te shtetasit S. K.

-Caktimin si mase sigurimi ndaj shtetasit S. K ate te “Arrestit ne burg”, te parashikuar nga Neni 238 i K.Pr.Penale.

-Ngarkohet Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Kruje per ekzekutimin e ketij vendimi”

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim S.K.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1139 datë 10.12.2021 vendosi:

-Miratimin e Vendimit Nr.370, datë 10.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kruje lidhur me vlerësimin e ligjshëm të “Arrestit në flagrancë” të personit nën hetim S.K.

-Ndryshimin e vendimit Nr.370, datë 10.11.2021 të Gjykates së Rrethit Gjyqësor Kruje duke caktuar si masë sigurimi ndaj personit nën hetim S.K atë të “Arrest në Shtëpi”, parashikuar nga neni 237 K.Pr.Penale.

-Urdhërohet qëndrimi i personit nën hetim S. K në ambientet e banimit në adresën: Rr. “…..”, Tirane.

-Urdhërohet lirimi i menjëhereshëm i personit nën hetim S.K, nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

-Ngarkohet Organi i Prokurorise per ekzekutimin e ketij vendimi./albeu.com/


Shtuar 10.12.2021 16:31