Ish-kryeministri Sali Berisha mbylli konferencën e fundit për shtyp para Kuvendit Kombëtar që do të mbahet ditën e nesërme.
Berisha ftoi edhe njëherë të gjithë delegatët, deputetët, dhe demokratët të marrin pjesë në këtë Kuvend, përfshirë edhe vetë Lulzim Bashën, të cilin e quajti “kryetari në letër”.
Ndër të tjera Berisha vuri theksin tek veshja e pjesmarrësve të cilëve u sugjeroi të vishen sa më trashë dhe më ngrohtë duke theksuar se moti nuk do të jetë në favorin e tyre.
“Të dashur delegatë, moti është faktor që nuk varet nga ne. Sugjerimi ynë është që të vini të përgatitur me veshjet me të trasha të mundshme. Shiu nuk bie në zonën ku do ulen delegatët. Unë ftoj me këtë rast të gjithë ata delegatë të PD, duke përfshirë edhe të themi kryetarin e saj Lulzim Bashën, të gjithë drejtuesit dhe deputetët e PD të vijnë nesër në PD edhe ata që mendojnë ndryshe nga ne. Edhe ata të cilën nuk do vijnë nuk është e thënë që do jenë të përjashtuar në të ardhmen…”- tha ndër të tjera Berisha.
Ky paralajmërim, i cili nuk është bërë për herë të parë ndaj delegatëve ngre dyshime se çfarë do të ndodhë nesër në Air Albania.
A do të ketë një “çadër” të dytë, kësaj here nga Sali Berisha?
Ky Kuvend do të pasohet nga një tjetër Kuvend më 18 dhjetor i organizuar nga kryetari i PD, Lulzim Basha.
Fjala e Berishës:
Me këtë mesazh dua t’ju ftoj juve të gjithë delegatëve të Kuvendit të PD që keni firmosur apo jo formularin të jeni nesër të pranishëm dhe të vendosni me votën tuaj të lirë rithemelimin e forcës tonë politike, rikthimin e saj në shtëpinë e lirisë së demorkatëve shqiptarë në një forcë konservatore të shoqërisë tonë, në një forcë të vërtetë opozitare të sigurtë që do udhëheqë revolucionin demokratik, sot në përmbysjen e narkoshtetit shqiptar dhe rikthimin e votës së lirë për anëtarët dhe simpatizantët e PD, rikthimine votës së lirë për shoqërinë shqiptare në tërësi.
Të dashur delegatë, moti është faktor që nuk varet nga ne. Sugjerimi ynë është që të vini të përgatitur me veshjet me të trasha të mundshme. Shiu nuk bie në zonën ku do ulen delegatët. Unë ftoj me këtë rast të gjithë ata delegatë të PD, duke përfshirë edhe të themi kryetarin e saj Lulzim Bashën, të gjithë drejtuesit dhe deputetët e PD të vijnë nesër në PD edhe ata që mendojnë ndryshe nga ne. Edhe ata të cilën nuk do vijnë nuk është e thënë që do jenë të përjashtuar në të ardhmen. /albeu.com/