Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 4 punonjësit e Alpetrol në Fier, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi dy ditë më parë dhe Arjan Kallash me detyrë kryetar i degës teknike Alpetrol, Selami Rustemi përgjegjës për mbarëvajtjen e seperatorëve dhe pompimit. Dilaver Idrizaj dhe Dashamir Merkaj punonjës të task forcës në Alpetrol, vodhën naftë bruto përmes pompimit.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas kallëzimit të bërë Drejtori i Kabinetit të Alpetrol, se këta shtetas kanë vepruar në kundërshtim me urdhrin e brendshëm të Drejtorit të kompanisë Alpetrol, duke transportuar një sasi të konsiderueshme me naftë dhe ujë teknologjik të marrë në depozitat e Usojës, e cila do të injektohej në puset e Kashit./albeu.com