Makina humb kontrollin dhe përplaset me murin në Durrës, dy të lënduar

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës. Te mbikalimi i Maminasit, një mjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur rrethues. Për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 10.12.2021., rreth orës 11:30, në autostradën Tiranë-Durrës, te mbikalimi i Maminasit, automjeti me drejtues shtetasin Xh. H., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur rrethues. Për pasojë janë lënduar pasagjerët, shtetasit E. H. dhe A. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e aksidentit./albeu.com


Shtuar 10.12.2021 11:59