Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka treguar arsyet pse vendosi që ta mbledhë në Stadiumin Air Albania Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Berisha: Dua të sqaroj pak kush foli aty që nuk hiqet kurrë. Kam qenë në Bullgari, në vitin 2014 dhe kam takuar kryetarin e parlsamentit dhe me tha që ai vetë dhe 10 të tjerë ishin shpallur non-grata për betejën me Soros.
Pyetje: Po nëse nuk ju njeh Basha?
Berisha: Qëllimi i kuvendit është rikthimi i lirisë në PD dhe legjitimitetit të institucioneve të saj. Delegatët në formularin që kanë firmosur kanë pasur të paraqitur qëndrimin për Bashën. Nëse ky kuvend mbahet në stadium, sepse në mënyrën më absurde Lulzim Basha zmadhoi kuvendin në 7 herë më të madh sesa kuvendin e CDU-së gjermane.
Pyetje: Kjo doli në favorin tuaj.
Berisha: Jo nuk doli. Për dy arsye. Detyrohemi të mblidhemi në stadium për transparencën dhe ta themi është Covid. Nëse ulemi një po dhe një jo, nuk merr më shumë se 1100 delegatë në Sallën e Koncerteve. Mbledhjet që ka bërë Basha aty janë fiktive.
Pyetje: Rrezikon të kemi dy parti në PD?
Berisha: Ne nuk përjashtojmë njëri në PD. I bëj thirrje deputetëve dhe drejtuesve të bashkohen me shumicën dhe mos bëhen instrumenta të një akti më të turpshëm në historinë e pluralizmit shqiptar. Po të donte Basha të thërriste Kuvendin ëe bente kur ia kërkova unë./albeu.com/