Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tajlandë, ku një burrë ka hedhur nga dritarja gruan e tij.
Dave Mitchell, 46 vjeç hodhi gruan e tij Sukanda, 56 vjeç nga kati i shtatë i një apartamenti.
Gruaja e tij arriti të shpëtonte pasi u rrëzua sipër një tende. Ajo i tha policisë se burri i saj anglez e kishte hedhur nga ballkon sepse po grindeshin me njëri-tjetrin.
Dave Mitchell u arrestua ndërsa në polici u shpreh se në momentin e ngjarjes ishte i stresuar për shkak të mbylljes në shtëpi.