Avokati i Massimo Ferreros: Po e trajtojnë më keq se Toto Rina

Avokati i Massimo Ferreros , foli për faktin se kishte të bënte me presidentin në dorëheqje të Sampdorias.

“Ata po e trajtojnë atë më keq se Totò Riina. Ne i apeluam prokurorit të Paolës që Ferraro të transferohet në Romë për të marrë pjesë në kontrollin dhe hapjen e një kasaforte. Nuk e kam idenë se ku është dhe sidomos në çfarë gjendje shëndetësore është.

E kam dëgjuar për herë të fundit në orën 10.30 të mëngjesit të sotëm. Nga raportet e shtypit konstatova se ai do të ishte transferuar në burgun San Vittore në Milano.

Kam kontaktuar me burgun, herën e fundit në orën 14.59, por më kanë thënë që nuk është aty. I bëra një kërkesë Prokurorit Publik të Paolës për një transferim në Romë me një kërkesë, por më thanë se nuk ishte e mundur të vazhdohej pasi, bazuar në një raport të operatorëve që kryen arrestimin, Ferrero pretendonte se vuante nga disa patologji”./h.ll/albeu.com


Shtuar 6.12.2021 17:32