Berisha: Më 11 dhjetor demokratët do të jenë në këmbë

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në Facebook, shkruan se demokratët do të jenë në këmbë më 11 dhjetor dhe se do të jenë më të fuqishëm se kurrë.

“Më 11 Dhjetor demokratët do të jenë në këmbë më të fuqishëm se kurrë”, shkruan Berisha në Facebook.

Kujtojmë se Berisha do të mbledhë Kuvendin Kombëtar të PD-së më 11 dhjetor te stadiumi Air Albania, ndërsa një javë më vonë, më 18 dhjetor kreu demokrat Lulzim Basha ka thirrur Kuvendin, atë që ai e quan të vetmin dhe të vërtetin.

Sa i takon Kuvendit që do të mbledhë Berisha, Basha ka thënë se është thjesht një miting./albeu.com


Shtuar 4.12.2021 17:42