500 mijë euro dhe transferim në Belgjikë”, zbulohet se Egnatia ka mbyllur shitjen e yllit që në dhjetor

Në studion e emisionit “Megasport” u raportua për një largim të rëndësishëm nga Egnatia. Sipas informacionit të bërë publik, një prej lojtarëve kryesorë të trajnerit Nevil Dede pritet të largohet nga kampionët e Superiores, megjithëse në fillim nuk u dhanë hollësi për emrin.

Bëhet fjalë për Numan Ajetin. Në emision u tha se marrëveshja është përfunduar që në dhjetor, për një shumë që arrin në 500 mijë euro, ndërsa destinacioni i tij do të jetë Belgjika. Nëse transferimi realizohet sipas këtyre të dhënave, Egnatia do të përfitojë ndjeshëm financiarisht. Klubi po siguron të ardhura edhe nga Conference League, pas dy barazimeve kundër Midtjylland dhe Aarhus.

Të lidhura

None found

Ajeti iu bashkua Egnatias gjatë merkatos së verës dhe, pas transferimit në Rrogozhinë, fitoi vendin e titullarit të padiskutueshëm në formacionin e Nevil Dedes. Largimi i tij do të linte një hapësirë në repartin e prapavijës, por përfitimi ekonomik do të ishte i madh, duke pasur parasysh se lojtari erdhi si futbollist i lirë nga Shkëndija e Tetovës. Zyrtarizimi i marrëveshjes do t’i sillte klubit një plusvalencë të konsiderueshme.


Shtuar më 26.10.2026 12:54